KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Janina Ymeri: Inflacioni s’u shkaktua prej Hormuzit, po prej energjisë, a mund ta demantoni që s’i keni borxh Vuk Hamoviqit?

Janina Ymeri: Inflacioni s’u shkaktua prej Hormuzit, po prej energjisë, a mund ta demantoni që s’i keni borxh Vuk Hamoviqit?

Deputetja e LDK’së, Janina Ymeri, tha se “tashmë” edhe me prova të Doganës së Kosovës energjia po merret nga Vuk Hamoviq.

Duke folur për Raportin e Progresit në seancën e sotme, Ymeri tha se inflacioni në vend u shkaktua nga keqpërdorimet me energji dhe jo nga rritja e çmimeve në tregjet botërore.

“Inflacioni nuk është shkaktuar nga Ngushtica e Hormuzit, por nga energjia edhe nga çmimi i energjisë, edhe nga çmimi i shërbimeve. Kur jemi te energjia në agjendë të Vuk Hamoviqit keni punuar kësisoj: burimet e ripërtëritshme kanë pasë zero progres gjatë këtij raporti. Keni dështuar të siguroni energji elektrike sepse keni ardhë me skemë të instaluar me kompani, me ZRRE që ia ka ndreq agjendën, me KOSTT për t’i shërbyer Martin Berishajt dhe skemës”.

Ymeri më pas pati një pyetje për qeveritarët.

“A mund ta demantoni që nuk i keni marrë para Martin Berishajt për fushatë dhe nuk i keni borxh Vuk Hamoviqit, ujkut të qeverisë tuaj? Me këtë pyetje mund t’i drejtoheni Albin Kurtit dhe nëse mund ta demantojë, mund të vijë këtu”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.