KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një rruge në fshatin Kollovërd, në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në zonat rurale.

Sipas njoftimit të komunës, projekti po realizohet nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë dhe përfshin ndërtimin e rrugës në gjatësi prej 4.68 kilometrash.

Drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja, ka theksuar se realizimi i projektit do të lehtësojë qasjen e banorëve në pronat e tyre dhe do të krijojë mundësi për shfrytëzimin e tokave bujqësore që kanë mbetur të papunuara për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.

Sipas tij, ndërtimi i kësaj rruge pritet të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe shfrytëzimin e dhjetëra hektarëve tokë në këtë fshat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.