KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e një rrethrrotullimi të ri në rrugën e Nashecit, projekt që synon lehtësimin e qarkullimit dhe evitimin e kolonave në këtë zonë.

Sipas njoftimit të komunës, drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me stafin e tij, ka përcjellë nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt.

Përveç ndërtimit të rrethrrotullimit, projekti parasheh edhe zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e një ishulli trekëndësh.

Komuna ka bërë të ditur se realizimi i këtij projekti pritet të lehtësojë qarkullimin dhe qasjen në trafik, veçanërisht për banorët e lagjes “Jeta e Re” dhe të fshatit Nashec.

Ndërkaq, nga Komuna e Prizrenit është theksuar se investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.