Romelu Lukaku ka folur për ndikimin që Antonio Conte mund të ketë te Manchester Unitedi, duke shpjeguar mënyrën se si trajneri italian e përgatit skuadrën dhe komunikon me futbollistët gjatë ndeshjeve.
Sipas belgut, zëri i Contes nga vija anësore nuk ishte zhurmë, por një ndihmë e madhe për ta kuptuar më mirë lojën, shkruan Klankosova.tv.
Lukaku theksoi se Conte punon vazhdimisht me futbollistët në stërvitje, duke përsëritur situata të ndryshme taktike derisa secili ta kuptojë saktësisht lëvizjen që duhet të bëjë. Ai kujtoi se trajneri italian i udhëzonte kur të afrohej te topi, kur të priste dhe kur të sulmonte hapësirat, në mënyrë që të krijoheshin mundësi për bashkëlojtarët.
Sulmuesi belg shtoi se kjo mënyrë pune u jep futbollistëve besim gjatë ndeshjeve, pasi ata e dinë paraprakisht se çfarë kërkon trajneri prej tyre. Lukaku kujtoi se edhe kur ishin të lodhur nga përsëritjet në stërvitje, Conte kërkonte të njëjtën përkushtim, ndërsa rezultatet e kësaj pune shiheshin më pas në fushë. /Klankosova.tv

