KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare dhe sulme kibernetike

Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare dhe sulme kibernetike

Një shtetas i huaj është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se përmes ndërhyrjeve të paautorizuara në sistemet kompjuterike ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj, duke kryer blerje të ndryshme në platforma online, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka realizuar kontroll dhe bastisje në një lokacion në rajonin e Prishtinës.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

I dyshuari po hetohet për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, nga neni 277/D.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kriminalitetit dhe në forcimin e sundimit të ligjit. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.