KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, për besë, a ka ma marre…

Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, për besë, a ka ma marre…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e pushtetit ndaj debatit për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se kjo temë duhet ta bashkojë spektrin politik dhe jo ta thellojë përçarjen ndërmjet partive.

“Për mua është goxha e pakuptueshme pse pushteti e merr kaq ngat zemrës një temë për debat, një temë që do të duhej ta unifikonte spektrin politik. Një temë që do të duhej të na shpinte më afër e jo më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh ajo.

Osmani theksoi se gjatë viteve ka pasur raste kur edhe vetë e ka kritikuar Komisionin Evropian për vlerësimet e bëra në raportet e tij.

Ish-presidentja e Kosovës përmendi si shembull kërkesat e vazhdueshme të Komisionit Evropian për procesin e vettingut në Kosovë, duke shtuar se raportet përmbajnë edhe vlerësime që pasqyrojnë saktë gjendjen në vend.

Sipas saj, qytetarët nuk kanë nevojë për një raport ndërkombëtar për ta kuptuar gjendjen në vend.

“Neve nuk do të na duhej një Raport i Progresit për të na e përplasur të vërtetën, se si po jetojnë sot qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Në fund, ajo pati edhe një porosi për pushtetin, duke kërkuar që performancën e tij ta krahasojë me rezultatet e veta dhe jo me qeveritë e kaluara.

“Për pushtetin e sotëm, për besë, a ka ma marre sesa ju me krahasu veten me ata të vitit 2014, 2015, 2016, 2017 e 2018. Krahasojeni me vetveten”, përfundoi Osmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.