KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy persona kapen në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të afro 63 mijë eurove nga grantet

Dy persona kapen në Prishtinë, dyshohen për keqpërdorim të afro 63 mijë eurove nga grantet

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar”.

Sipas njoftimit, të dyshuarit, H.L. dhe T.M., shtetas kosovarë, dyshohet se në cilësinë e drejtorit dhe menaxherit të një kompanie kanë përfituar dy grante në vlerë të përgjithshme prej 575 mijë e 736 eurosh.

Hetimet kanë zbuluar dyshime se nga granti i parë, në vlerë prej 293 mijë e 500 eurosh, janë keqpërdorur 23 mijë euro, ndërsa nga granti i dytë, prej 282 mijë e 236 eurosh, dyshohet se janë keqpërdorur 39 mijë e 902 euro.

Sipas autoriteteve, keqpërdorimi i mjeteve është realizuar përmes raportimeve të rreme se shpenzimet për blerjen e makinerive ishin realizuar në tërësi.

“Nga këto dy grante, të dyshuarit kanë arritur të keqpërdorin mjete monetare në vlerë prej 62 mijë e 902 eurosh”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Rasti lidhet me hetimet e nisura më 4 tetor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.