Vjosa Musliu, e rritur në Gjilan, është profesoreshë e asociuar e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Vrije të Brukselit (VUB), në Belgjikë, shkruan Telegrafi.
Rrugëtimi i saj akademik nisi me studimet në University of New York Tirana, ndërsa më pas vazhdoi në Belgjikë, ku përfundoi studimet master në Catholic University of Leuven dhe doktoraturën në Ghent University.
Sot, Musliu është pjesë e botës akademike në Belgjikë, ku ushtron veprimtarinë e saj si profesoreshë e asociuar në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Pozita e saj konfirmohet edhe në profilin zyrtar të publikuar nga Universiteti Vrije i Brukselit.
Përveç angazhimit akademik, ajo është edhe autore e librit “Girlhood at War”, të botuar nga shtëpia botuese amerikane “Bloomsbury Publishing”.
Në këtë libër, Musliu trajton kujtimet dhe përvojat e fëmijërisë gjatë viteve të represionit të Serbisë në Kosovë në vitet 1990, luftën, çlirimin dhe hyrjen e trupave të NATO-s, duke ndërthurur përvojat personale me analizën akademike.
Nga Gjilani drejt universiteteve të Belgjikës, Vjosa Musliu ka zhvilluar një rrugëtim akademik që e ka çuar në një pozitë profesionale në arsimin e lartë evropian, si dhe në botimin e një libri që trajton përvojat e luftës dhe çlirimit të Kosovës./Telegrafi/

