KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel

KFOR-i organizon trajnim të përbashkët ushtarak në Bondsteel

Personeli i Policisë Ushtarake shumëkombëshe të KFOR-it ka zhvilluar një aktivitet të përbashkët trajnues në kampin Bondsteel, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të aftësive profesionale dhe rritjes së ndërveprueshmërisë.

Në trajnim morën pjesë pjesëtarë nga dhjetë shtete, të cilët u angazhuan në skenarë të ndryshëm, duke shkëmbyer njohuri, ekspertizë dhe praktika të mira.

Sipas njoftimit të KFOR-it, karakteri shumëkombësh i aktivitetit ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe kohezionit ekipor.

KFOR-i theksoi rëndësinë e trajnimeve të vazhdueshme për rritjen e gatishmërisë operacionale dhe aftësisë për t’iu përgjigjur skenarëve të ndryshëm të sigurisë, në përmbushje të mandatit të tij sipas Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.