Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Muriqi flet për gjysmëfinalen e play-offit

    January 10, 2026

    Një version i ri i filmit horror të vitit 1997 – filmi “Anaconda” fitoi 100 milionë dollarë në kinematë në të gjithë botën

    January 10, 2026

    Dashuria e vetme e Al Pacinos: E deshi për 20 vjet – martesa që nuk ndodhi dhe pendesa që erdhi shumë vonë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Muriqi flet për gjysmëfinalen e play-offit
    • Një version i ri i filmit horror të vitit 1997 – filmi “Anaconda” fitoi 100 milionë dollarë në kinematë në të gjithë botën
    • Dashuria e vetme e Al Pacinos: E deshi për 20 vjet – martesa që nuk ndodhi dhe pendesa që erdhi shumë vonë
    • Chelsea bindës ndaj Charlton, kualifikohet tutje në FA Cup
    • Bora e fiton dramën ndaj Bashkimit
    • Abdixhiku: Mercenarët u lajmëruan vetë, s’lejojmë sulmet e paguara të depërtojnë në LDK
    • Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?
    • Irani ndal internetin por Khamenei vazhdon të postojë – si është e mundur?
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​Situatë e pazakontë para stacionit policor në Ferizaj, tre zyrtarë të lënduar lehtë

    ​Situatë e pazakontë para stacionit policor në Ferizaj, tre zyrtarë të lënduar lehtë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 9, 2026 Ferizaj 2 Mins Read
    ​Situatë e pazakontë para stacionit policor në Ferizaj, tre zyrtarë të lënduar lehtë
    ​Situatë e pazakontë para stacionit policor në Ferizaj, tre zyrtarë të lënduar lehtë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një person është arrestuar pasditen e së premtes për sulm ndaj zyrtarëve policorë në oborrin e Stacionit Policor në Ferizaj.

    Sipas Policisë, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë në portën hyrëse të stacionit ka njoftuar se një veturë me targa të huaja ishte parkuar para portës hyrëse dhe se drejtuesi i saj nuk po i bindej urdhrave për t’u larguar.

    Në vendngjarje kanë dalë edhe zyrtarë të tjerë policorë për asistencë, ndërsa i dyshuari, A.N., 35 vjeç, ka vazhduar të përdorë fjalë fyese dhe kërcënuese ndaj policisë, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse.

    Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari u është vërsulur zyrtarëve policorë, me ç’rast ata janë detyruar të përdorin sprej mbrojtës dhe ta arrestojnë atë. Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime të lehta.

    Në rast është përfshirë Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar të dyshuarin dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka iniciuar rastin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

    Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë dhe zbatojnë urdhrat e ligjshme të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke theksuar se bashkëpunimi me policinë kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    TË TJERA

    Prania e madhe e ujit në rrugë, në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë ndalohet qarkullimi i automjeteve

    Sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor

    Dy aksidentet e para disa dite, vdesin në spital dy persona

    Prania e madhe e ujit në rrugë, në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve

    Kanosje dhe sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë në Ferizaj, dy policë dhe i dyshuari marrin tretman mjekësor

    Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

    Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitrovicë– sekuestrohet kokainë, armë dhe para

    LEXO GJITHASHTU

    “Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Muriqi flet për gjysmëfinalen e play-offit

    January 10, 2026

    Një version i ri i filmit horror të vitit 1997 – filmi “Anaconda” fitoi 100 milionë dollarë në kinematë në të gjithë botën

    January 10, 2026

    Dashuria e vetme e Al Pacinos: E deshi për 20 vjet – martesa që nuk ndodhi dhe pendesa që erdhi shumë vonë

    January 10, 2026

    Chelsea bindës ndaj Charlton, kualifikohet tutje në FA Cup

    January 10, 2026
    TË TJERA

    Bora e fiton dramën ndaj Bashkimit

    January 10, 2026

    Abdixhiku: Mercenarët u lajmëruan vetë, s’lejojmë sulmet e paguara të depërtojnë në LDK

    January 10, 2026

    Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.