Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Gjatë takimit, Kurti dhe Sorensen kanë diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë–Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, shkruan IndeksOnline.
Përmes një njoftimi, Sorensen bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte rruga përpara në kuadër të Dialogut të Brukselit, si dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit.
Ai theksoi se, me institucionet tashmë të konsoliduara në Prishtinë, diskutimi u përqendrua në hapat e ardhshëm të dialogut dhe rëndësinë që ky proces ka për qytetarët në terren dhe për stabilitetin e rajonit.
Burimi: indeksonline.net ↗

