Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka nisur me humbje fazën kualifikuese, pasi është mposhtur me rezultat 2-0 nga Belgjika U19.
Të dy golat e kësaj përballjeje u shënuan në pjesën e dytë nga futbollistët belgë, të cilët arritën të siguronin fitoren dhe tri pikët e para në këtë fazë.
Dardanët e rinj nuk arritën ta shmangnin humbjen në ndeshjen hapëse, ndërsa tashmë do të kërkojnë të reagojnë në takimet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

