KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Autostradat e Thaçit s’po arrini as t’i mirëmbani”/ Musliu- Shoshi kritikon qeverinë për buxhetin e vitit 2027

“Autostradat e Thaçit s’po arrini as t’i mirëmbani”/ Musliu- Shoshi kritikon qeverinë për buxhetin e vitit 2027

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, ka kritikuar qeverinë gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, në komisionin parlamentar për buxhet, ku u diskutuan ndarjet buxhetore për vitin 2027.

Musliu- Shoshi ka akuzuar weverinë për mungesë të investimeve kapitale dhe për, siç tha ajo, dështim në mirëmbajtjen e autostradave të ndërtuara gjatë qeverisjeve të mëparshme.

“Dy autostradat kryesore të Kosovës, me gjithsej 167 kilometra, u ndërtuan gjatë qeverisjeve ku PDK-ja ishte në pushtet. Sot, ju e keni problem edhe t’i mirëmbani! Ne ndërtuam autostrada, ndërsa ju nuk po arrini as t’i mirëmbani ato që i gjetët të gatshme”, deklaroi deputetja.

Ajo ngriti shqetësime edhe për rritjen e çmimeve dhe dobësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.

“Qytetarët nuk ushqehen me statistika, por jetojnë me pagat që marrin! Nëse ekonomia po lulëzon, pse qytetari me të njëjtën pagë sot blen më pak se vitin e kaluar”, pyeti Musliu- Shoshi.

Sipas saj, inflacioni godet më rëndë qytetarët me të ardhura të ulëta, veçanërisht pensionistët, të cilët mund të përballen me vështirësi në sigurimin e barnave dhe ushqimit.

Deputetja e PDK-së kërkoi që qeveria të marrë përgjegjësi për politikat ekonomike.

“Nuk mund ta fajësoni për çdo dështim as opozitën, as Ngushticën e Hormuzit. Jeni në pushtet për të marrë përgjegjësi, jo për të prodhuar arsyetime”, u shpreh ajo.

Në fund, Musliu-Shoshi e cilësoi projektbuxhetin e vitit 2027, prej mbi 4 miliardë eurosh, si “buxhet mbijetese, aspak zhvillimor”, duke kërkuar më shumë investime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.