Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosovë të disa përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia, duke thënë se institucionet e vendit është dashur të tregojnë kujdes të madh dhe t’i përcjellin nga afër.
Ai tha se dhënia e lejeve për hyrjen e politikanëve nga Serbia duhet të bëhet me kujdes të veçantë.
Bile, sipas tij, disa prej tyre është dashur të arrestohen, transmeton Klankosova.tv
“Ardhja e politikanëve nga Serbia duhet me u bë me kujdes, dhënia e lejes. Kujdes edhe në porositë që ata përhapin. Më herët ishte Daçiqi nga Prizreni, këta e ndoqën rrugën e tij, erdhën në Kosovë dhe deklaruan atë që është e papranueshme. Ata munden me pa andrra, s’bahet kurrë, por institucionet e Kosovës duhet me bë kujdes dhe me i përcjellë vizitat e tyre. Ata që i thyejnë rregullat e një vizite, ose duhet me u përballë me ligjin e Kosovës dhe disa nga ta është dashtë me u mbajtë në arrest”, tha Haradinaj për Indeksonline.

