Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në Asamblenë Kombëtare të Francës, ku ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane.
Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit tha se Kosova po angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Francën, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka rikujtuar se në korrik janë nënshkruar pesë marrëveshje dhe instrumente bashkëpunimi.
Kurti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Francës, duke e cilësuar rolin e saj si të rëndësishëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.
Burimi: klankosova.tv ↗

