KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Prishtina 2030 në rrezik: Kosova përballet me pasiguri për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Prishtina 2030 në rrezik: Kosova përballet me pasiguri për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 vazhdon të jetë i pasigurt, pasi rreziku që Kosova të humbasë të drejtën e organizimit të kësaj ngjarjeje sportive ende nuk është larguar.

ështja është diskutuar në mbledhjen e 17-të të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve të fundit në Komitetin Organizativ dhe komunikimeve me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim në Athinë me përfaqësuesit e ICMG-së. Kosova pritet të përfaqësohet nga gjashtë anëtarë, përkatësisht dy nga Qeveria, dy nga Komuna e Prishtinës dhe dy nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Përveç çështjes së organizimit, në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen e federatave sportive, përmes një programi të posaçëm që synon t’i përgatisë ato për pjesëmarrjen në Prishtina 2030.

Kjo nismë parashihet edhe me Ligjin për Lojërat Mesdhetare, ndërsa mbetet të shihet nëse takimi i ardhshëm në Athinë do të sjellë hapa konkretë drejt tejkalimit të problemeve që po e shoqërojnë organizimin e kësaj ngjarjeje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.