KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj ta pranojnë realitetin, testi i parë njohja e pavarësisë së Kosovës

Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Uroj ta pranojnë realitetin, testi i parë njohja e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë si testin themelor të demokracisë në shtetin fqinj.

Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti ka shprehur shpresën se Lista Studentore, e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, do ta pranojë realitetin dhe do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Zgjedhjet i ka humbur në Serbi, Vuçiqi që ka qenë ministër i Millosheviqit. Në anën tjetër, nuk e dimë saktësisht se kush ka fituar, për shkak se shumë qëndrime të Listës së Studentëve që i fituan zgjedhjet në mënyrë masive do të mundë të kuptohen vetëm pasi të formohet qeveria e tyre. Uroj që ata ta pranojnë realitetin dhe të vërtetën, ta njohin Kosovën. Ta kuptojnë se nuk ka kthim prapa. Njohja e pavarësisë është testi themelor për demokracinë në Serbi. Demokracitë nuk shkojnë në konflikt me njëra tjetrën, por bashkëpunojnë për interes të përbashkët”, tha Kurti. /eo

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.