Gjyqi ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, nis këtë të enjte.
Seanca e nesërme fillestare për veprën penale të kanosjes, ashtu siç raportoi të mërkurën Klan Kosova, është caktuar të jetë e mbyllur.
Në aktvendimin e siguruar nga gazetarja e Klanit, Qëndresa Tërshani, është bërë e ditur se kjo është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Te arsyetimi, kjo gjykatë ka bërë të ditur se më 9 nëntor, kjo gjykatë ka pranuar kërkesë nga Prokuroria, për përjashtim të publikut nga i tërë shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale, ”me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë.”
Burimi: klankosova.tv ↗

