KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milani përgatit edhe 40 milionë euro për merkaton e janarit, synon përforcime në mbrojtje dhe sulm

Milani përgatit edhe 40 milionë euro për merkaton e janarit, synon përforcime në mbrojtje dhe sulm

Milani pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së janarit, pas rreth 150 milionë eurove të shpenzuara gjatë afatit kalimtar të verës.

Pronari i klubit, Gerry Cardinale, ka paralajmëruar se kuqezinjtë do të vazhdojnë të jenë aktivë në tregun e transferimeve, shkruan Indeksonline.

“Në merkato do të vazhdojmë të jemi agresivë, oportunistë dhe do ta përforcojmë skuadrën me lojtarë të denjë për Milanin”, deklaroi Cardinale.

Prioriteti kryesor është përforcimi i mbrojtjes. Fikayo Tomori dhe Terracciano mund të largohen, ndërsa objektivi kryesor është Gonçalo Inácio i Sporting Lisbonës. Mbrojtësi portugez ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, por klubi portugez mund të pranojë oferta rreth 40 milionë euro.

Ndërkohë, dëmtimet e Saelemaekers dhe Chukwueze kanë shtyrë Milanin të mendojë edhe për repartin ofensiv.

Një nga emrat më të pëlqyer është Endrick i Real Madridit, i cili konsiderohet një objektiv i preferuar i Cardinale. Vetë braziliani, i pyetur për të ardhmen, u shpreh se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë në janar, gjithçka është në duart e Zotit. Kërkoj vetëm atë që është më e mira për karrierën time”, deklaroi Endrick.

Një tjetër objektiv është sulmuesi i Club Brugge, Tresoldi, vlera e të cilit vlerësohet të jetë së paku 35 milionë euro. Një detaj interesant është se futbollisti është tifoz i Milanit.

Kështu, kuqezinjtë po përgatisin një tjetër merkato ambicioze, me synimin për ta bërë skuadrën edhe më konkurruese në pjesën e dytë të sezonit. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.