Mikhail Bogachek, i nominuar nga presidenti amerikan Donald Trump për ambasador në Kosovë, ka një karrierë të gjatë në biznes, shëndetësi dhe drejtim institucional.
Ai është gjithashtu anëtar i bordit drejtues të një organizate që mbështet Partinë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas biografisë së publikuar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), Bogachek aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare.
Në këtë pozitë, ai mbikëqyr administratën, financat, burimet njerëzore, prokurimin dhe shërbimet e teknologjisë informative.
Bogachek, i njohur edhe me emrin Michael E. Bogachek, ka mbi 25 vjet përvojë në sektorin privat dhe drejtimin e organizatave.
Para angazhimit në OAS, ai ka qenë drejtor operativ i kompanisë farmaceutike VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike.
Sipas biografisë së tij zyrtare, kompania ka ofruar shërbime që kanë përfshirë mbi 1.4 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara.
Bogachek është gjithashtu themelues i Cooperton, kompani që merret me sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave.
Sipas OAS-it, kjo kompani ofron mbrojtje teknologjike për mbi 60 për qind të spitaleve në Porto Riko.
Ai ka themeluar edhe PharmaLife, kompani farmaceutike që ka zhvilluar sisteme elektronike për administrimin e të dhënave shëndetësore në shtetin amerikan të Xhorxhias.
Por, një pjesë tjetër interesante e biografisë së tij lidhet me Partinë Republikane.
Më 6 nëntor 2023, Koalicioni Republikan Hebre (Republican Jewish Coalition) njoftoi zgjedhjen e Bogachekut në bordin e vet drejtues.
Kjo organizatë synon forcimin e lidhjeve ndërmjet komunitetit hebre amerikan dhe Partisë Republikane, si dhe mbështetjen e kandidatëve republikanë në zgjedhje.
Bogachek vazhdon të figurojë në listën e anëtarëve të bordit të organizatës.
Sa i përket shkollimit, ai ka diplomuar në inxhinieri industriale dhe të sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias.
Sipas biografisë së OAS-it, ai gjithashtu ka doktoraturë në bioinxhinieri dhe ka përfunduar një program drejtimi në Harvard Business School më 2026.
Në biografinë e tij thuhet se ka autorësi në mbi 20 publikime shkencore dhe flet rrjedhshëm rusisht, ukrainisht dhe hebraisht.
Megjithatë, në biografinë e publikuar nga OAS-i nuk përmendet ndonjë detyrë e mëparshme si ambasador.
Nominimi i tij për përfaqësues diplomatik në Kosovë është dërguar në Senatin amerikan, ku duhet të marrë miratimin përpara emërimit përfundimta

