KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Veton Elshani viziton pikat kufitare në jug, shqyrton sfidat dhe nevojat e Policisë

Veton Elshani viziton pikat kufitare në jug, shqyrton sfidat dhe nevojat e Policisë

Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani sot realizoi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Kufirit – Jugu (DRK Jugu).

Në kuadër të kësaj vizite, Elshani vizitoi stacionet policore kufitare, si dhe disa pika kyçe në terren, ku u njoh nga afër me situatën e sigurisë, aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në këtë rajon, transmeton IndeksOnline.

Policia bën të ditur se gjatë takimeve dhe vizitave në terren u diskutua gjithashtu për nevojat operacionale, përmirësimin e kushteve të punës, forcimin e kapaciteteve policore dhe avancimin e masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit.

“Kjo vizitë e realizuar pas marrjes së detyrës si Drejtor i Departamentit për Kufi, kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejtë me gjendjen në terren, identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për përmirësimin e mëtutjeshëm të sigurisë kufitare, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare” thuhet në njoftimin e policisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.