KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit

VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, sipas të cilave mbi 2 milionë euro të dedikuara për efiçiencën e energjisë në shkolla dhe QMF janë shpenzuar për projekte të tjera jashtë marrëveshjes.

VV ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ligjore, si dhe hetim të vendimmarrjes dhe pagesave nga zyrtarët përgjegjës.

Sipas reagimit, 700 mijë e 374 euro janë shpenzuar për kontrata të ndriçimit publik, të cilat nuk ishin pjesë e marrëveshjes me BERZH-in dhe për të cilat VV ka bërë denoncim në Prokurorinë Speciale.

“Vetëm për kontratat e ndriçimit publik, të cilat si Lëvizje VETËVENDOSJE! i kemi denoncuar në Prokurorinë Speciale, janë shpenzuar 700,374 euro, ndonëse këto punime nuk ishin pjesë e marrëveshjeve me BERZH-in. Në vend që të japë llogari për menaxhimin e këtyre fondeve, Përparim Rama vazhdon të drejtojë akuza të paqena ndaj nivelit qendror, duke tentuar ta zhvendosë përgjegjësinë për problemet në shkollat e Prishtinës. Gjetjet e auditimit tregojnë se të gjitha pretendimit e z.Rama për bllokadë të këtyre fondeve kanë qenë të pavërteta”, thuhet në reagim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.