KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

ShBA-ja ndërmerr një nismë të re paqeje në bisedimet e para Rusi-Ukrainë

ShBA-ja ndërmerr një nismë të re paqeje në bisedimet e para Rusi-Ukrainë

Zyrtarë rusë dhe ukrainas u takuan të martën në Abu Dhabi për bisedimet e tyre të para të paqes që nga shkurti, ndërsa të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump nisën një përpjekje të re për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi takimin – të ndërmjetësuar nga SHBA-ja – si shumë produktiv, pa dhënë detaje të mëtejshme, transmeton Klankosova.tv

Sipas Reuters, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cilësoi bisedimet si "konstruktive dhe mjaft thelbësore", duke shtuar se ato përfshinë çështje humanitare dhe të sigurisë.

"Lirimi i të burgosurve (të luftës) është prioritet. Ata diskutuan në detaje thelbin e garancive të sigurisë për Ukrainën, si dhe bazat për të siguruar që këto garanci të funksionojnë në afatgjatë", shkroi ai në platformën X.

"Nevojiten mekanizma realë për të parandaluar çdo mundësi që lufta të përsëritet. Gjithashtu, u diskutua nevoja për hapa drejt uljes së tensioneve".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.