Daut Haradinaj, ka kritikuar institucionet pas vizitës së pjesëtarëve të Listës së Studentëve serbë në Pejë dhe Deçan, dhe ka pyetur se kush ua ka mundësuar atyre vizitën në Republikën e Kosovës.
Ndaj tij, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Hyseni Kryeziu, e cila ka shkruar:
“Dauti duhet ta dijë që kjo lloj qeverisje ka kaluar, që tash na u shfaq kritik me një vizitë të një serbi në Kosovë. Nuk ka më kontroll të Beogradit mbi Qeveri të Kosovës siç dikur pritej 8 orë për votën e tyre”.
Burimi: lajmi.net ↗

