Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur dyshime lidhur me financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe transaksionet tregtare të energjisë elektrike me kompaninë e biznesmenit serb Vuk Hamoviq.
Në një postim, Ymeri i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar të sqarojë raportet e pretenduara financiare me Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin, transmeton lajmi.net.
Ymeri ka parashtruar dy pyetje për Kurtin, duke e sfiduar atë që të mohojë pretendimet për marrjen e parave nga Martin Berishaj për fushatën e Vetëvendosjes, si dhe raportet e pretenduara financiare me kompaninë e Vuk Hamoviqit./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

