KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zbulohet një thikë e kamufluar në xhaketë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Zbulohet një thikë e kamufluar në xhaketë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Një thikë e fshehur brenda një xhakete është zbuluar sot nga zyrtarët korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, duke parandaluar futjen e saj në institucion për një person të burgosur.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), mjeti i mprehtë është zbuluar gjatë kontrollit të rrobave në hyrje të sallës së vizitave, në të ashtuquajturën Porta Zero.

Thika ishte fshehur në mënyrë të kamufluar brenda një xhakete, ndërsa dyshohej se ishte destinuar për një person që ndodhet në paraburgim.

Pas zbulimit të saj, vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se rasti është trajtuar në përputhje me procedurat përkatëse, duke theksuar se kontrollet dhe masat e sigurisë në institucionet korrektuese vazhdojnë të zbatohen me qëllim të parandalimit të futjes së sendeve të ndaluara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.