Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është liruar sot nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës.
Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Burimi: indeksonline.net ↗

