KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Filipçe: Mickoski e ka futur Maqedoninë në kartelin kriminal ballkanik të Vuçiqit

Filipçe: Mickoski e ka futur Maqedoninë në kartelin kriminal ballkanik të Vuçiqit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se e ka futur Maqedoninë në kartelin ballkanik të mentorit të tij politik Aleksandar Vuçiq, përmes hyrjes së Alta Bankës në vend.

Ai tha se një bankë e lidhur me kapital të dyshimtë, para nga korrupsioni dhe trafiku i drogës, për të cilat ka hetime në rajon, u bë pjesë e sistemit bankar në vend me dijeninë dhe mbështetjen e Mickoskit dhe qeverisë së tij.

Filipçe theksoi se Mickoski ka detyrimin t’u përgjigjet shumë pyetjeve që lidhen me shitjen e Alta Bankës.

“A keni folur me Davor Macurën, njeriun që e shndërroi një shkëmbim valutor në një bankë me para të zeza, para kriminale, para nga korrupsioni, nga trafiku i drogës dhe jo vendin tonë në kartelin ballkanik të Aleksandar Vuçiqit? Këtë bëri Hristijan Mickoski. Ashtu siç e prishi reputacionin e vendit në aspektin e proceseve të integrimit evropian, ai e prishi reputacionin e vendit në aspektin e gjithçkaje që ndodh brenda këtij oktapodi kriminal ballkanik që udhëhiqet, udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiç, dhe Aleksandar Vuçiç është dhe ishte mentori i Hristijan Mickoskit”, tha Filipçe.

Filipçe kujtoi se Banka Qendrore Evropiane po heton Alta Bankën, Mali i Zi ka ndaluar hyrjen e kësaj banke, ndërsa vetëm Mickoski ka lejuar hyrjen e saj në Maqedoni, duke shtuar se në vend që të ndjekë standardet evropiane dhe të mbrojë sistemin financiar, Kryeministri po mundëson transaksione të dyshimta financiare dhe hyrjen e kapitalit me origjinë të dyshimtë, gjë që kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e sektorit bankar dhe interesat e qytetarëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.