Një debat mes Arlindës dhe Vjollcës ka përfshirë akuza dhe komente të drejtpërdrejta nga të dyja banoret në Big Brother VIP Kosova.
Arlinda e ka kritikuar Vjollcën për mënyrën se si po e zhvillon lojën, duke e akuzuar se po tenton të marrë rolin e komandantes dhe se përdor një qasje të vjetër.
“Po mundohet me u bë komandante, e ka sistemin e vjetër, klasa mes komunizmit”, është shprehur Arlinda.
Nga ana tjetër, Vjollca ka thënë se fillimisht e kishte konsideruar Arlindën si një lojtare të fortë.
Përplasja mes tyre ka nxitur një tjetër debat brenda shtëpisë.
Burimi: klankosova.tv ↗

