KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Daut Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?

Daut Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan, të cilët gjatë qëndrimit në Beograd kanë përdorur sloganin “Kosova është Serbi”.

Përmes një postimi, Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke ngritur edhe çështjen e deklaratave të fundit të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Haradinaj ka kërkuar të bëhet e ditur se kush ua ka dhënë lejen këtij grupi për të vizituar Pejën dhe Deçanin.

“Dje, ministri i Kurtit foli për krijimin e Asociacionit, ndërsa sot paska pasur invazion nga serbët fitues në Beograd, me sloganin ‘Kosova është Serbi’. Lejen për ta vizituar Pejën dhe Deçanin, kush ua dha?”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe çështjen e Manastirit të Deçanit, duke kritikuar vendimet e mëparshme të institucioneve.

Në fund të reagimit, Haradinaj ka kërkuar transparencë nga institucionet për lejet e vizitave të tilla. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.