KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla mirëpret gradimin e ri në Policinë e Kosovës, u bën thirrje grave dhe vajzave të aplikojnë

Sveçla mirëpret gradimin e ri në Policinë e Kosovës, u bën thirrje grave dhe vajzave të aplikojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e procesit të gradimit për gradën Rreshter në Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Sveçla ka thënë se ky proces paraqet një mundësi të rëndësishme për avancimin në karrierë të zyrtarëve policorë që shërbejnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Ai ka theksuar se avancimi profesional dhe vlerësimi i meritës janë thelbësorë për fuqizimin e Policisë së Kosovës dhe motivimin e pjesëtarëve të saj.

Sveçla u ka bërë thirrje të veçantë grave dhe vajzave që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për avancim profesional, duke kontribuar kështu në përfaqësimin dhe fuqizimin e grave në Policinë e Kosovës. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.