KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

Politika e Jashtme: 2026-a, vit i zbehtë, asnjë njohje për Kosovën (VIDEO)

Fundviti po afron e për Kosovën asnjë njohje të re në 2026.

Të fundit që erdhën, janë në vitin e kaluar, kur Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas thanë se e pranojnë pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.

Për dikë, kjo flet për mungesë serioziteti të diplomatëve aktualë.

Ish-diplomatja Alma Lama tha se kjo situatë dëshmon mungesën e një politike të mirëfilltë për njohjet dhe paralizimin e diplomacisë si pasojë e krizës politike në vend.

Përveç kësaj, ka edhe shkaqe tjera.

Profesori i diplomacisë, Dorajet Imeri përmend edhe pozicionimet gjeostrategjike të shteteve, lobimin e Serbisë dhe mungesën e angazhimit të Kosovës në këtë drejtim.

Prandaj, njohësit e fushës thonë se vëmendje duhet t’i kushtohet sidomos shteteve të BE-së që kundërshtojnë pavarësinë e vendit.

Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.