Kombëtarja e Izraelit do të ketë dy mungesa për ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, ku fillimisht do të përballet me Kosovën dhe më pas me Austrinë.
Anan Khalaili dhe Eliel Peretz nuk do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit izraelit për këto dy takime, për shkak të lëndimeve.
Këto mungesa përbëjnë një shqetësim për Izraelin para përballjes me Kosovën, e cila synon të shfrytëzojë çdo mundësi për të marrë rezultat pozitiv.
Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të shtunën në Prishtinë dhe ka rëndësi të veçantë për renditjen në grup./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

