KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shasivari në takim me Rokas: Përpjekjet dhe puna jonë në zbatimin e reformave kanë dhënë rezultate

Shasivari në takim me Rokas: Përpjekjet dhe puna jonë në zbatimin e reformave kanë dhënë rezultate

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, me të cilin siç thotë, ka diskutuar për progresin e reformave në drejtësi dhe prioritetet në rrugën drejt integrimit evropian.

Gjatë takimit, ambasadori Rokas ia ka prezantuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026, me theks të veçantë në vlerësimet dhe rekomandimet që lidhen me fushën e drejtësisë”.

“Me kënaqësi konstatuam se përpjekjet dhe puna jonë në zbatimin e reformave kanë dhënë rezultate, të cilat janë reflektuar edhe në përmirësimin e vlerësimeve të Komisionit Evropian krahasuar me raportin e vitit të kaluar”.

“Këto vlerësime pozitive janë një konfirmim i punës së deritanishme, por njëkohësisht edhe një motivim dhe përgjegjësi shtesë për të vazhduar me të njëjtin përkushtim në forcimin e sundimit të ligjit, garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ndërtimin e institucioneve më efikase dhe më të përgjegjshme”.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe riafirmova përkushtimin tonë për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe obligimeve që burojnë nga Agjenda Reformuese. Vazhdojmë me reforma konkrete, rezultate të qëndrueshme dhe një vizion të qartë: drejtësi më efikase, institucione më të forta dhe një të ardhme evropiane për qytetarët tanë”, ka shkruar Shasivari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.