Harry Kane ka fituar Topin e Artë të këtij viti, por çuditërisht nuk është përfshirë në formacionin ideal të sezonit 2025/26, të përzgjedhur nga vetë futbollistët përmes votimit të organizatës FIFPRO.
Në votim kanë marrë pjesë futbollistë nga 73 vende të ndryshme, ndërsa Lionel Messi është përzgjedhur për herë të 18-të në karrierën e tij në formacionin më të mirë të vitit, duke vendosur një rekord të ri.
Argjentinasi rikthehet në këtë njëmbëdhjetëshe pasi kishte munguar në vitin 2023.
telegrafi.com
Messi është pjesë e një reparti sulmuesi me Erling Haaland, Kylian Mbappén dhe Lamine Yamalin. Ky i fundit është njëri prej katër futbollistëve spanjollë të përfshirë në formacion, së bashku me Rodrin, Pau Cubarsín dhe David Rayan.
Interesant është edhe fakti se portieri i Arsenalit, David Raya, është përzgjedhur në formacionin ideal, ndonëse gjatë Kupës së Botës këtë verë ishte zëvendësues i Unai Simónit, i cili ndërkohë fitoi çmimin e portierit më të mirë nga revista “France Football”.
Kane, pavarësisht fitimit të Topit të Artë, nuk gjeti vend në mesin e 11 futbollistëve të përzgjedhur nga kolegët e tij.
telegrafi.com
Formacioni ideal i FIFPRO-s për sezonin 2025/26
- Portier: David Raya (Arsenal, Spanjë)
- Mbrojtja: Pau Cubarsí (Barcelona, Spanjë), Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain, Marok), Nuno Mendes (Paris Saint-Germain, Portugali)
- Mesfusha: Jude Bellingham (Real Madrid, Angli), Rodri (Manchester City/Barcelona, Spanjë), Vitinha (Paris Saint-Germain, Portugali)
- Sulmi: Erling Haaland (Manchester City, Norvegji), Kylian Mbappé (Real Madrid, Francë), Lionel Messi (Inter Miami, Argjentinë), Lamine Yamal (Barcelona, Spanjë)
/Telegrafi/

