KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidenti gjerman Steinmeier i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula, thekson rëndësinë e reformave dhe integrimit evropian

Presidenti gjerman Steinmeier i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula, thekson rëndësinë e reformave dhe integrimit evropian

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Steinmeier i ka përcjellë presidentes urimet më të mira, në emrin e tij dhe të qytetarëve gjermanë, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se rikthimi i funksionalitetit të institucioneve pas muajve të bllokadës politike paraqet lehtësim edhe për Gjermaninë, si partnere dhe mbështetëse e kahershme e Kosovës.

Presidenti gjerman ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë, duke nënvizuar nevojën për avancimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik të vendit.

Në këtë drejtim, ai ka veçuar rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare, ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në fund të letrës, Steinmeier ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe rrugën e saj evropiane, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me presidenten Shiroka Pula dhe duke i uruar asaj sukses në ushtrimin e detyrës. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.