KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë

Zyrtare: KF Prishtina e Re transferon dy talentë nigerianë

KF Prishtina e Re ka finalizuar marrëveshjen me Ikonnect Football Academy, me seli në Lagos të Nigerisë, për transferimin e dy futbollistëve të rinj dhe perspektivë, Aliyu Halliru dhe Auwal Hamisu.

Të dy futbollistët janë 19-vjeçarë dhe konsiderohen ndër talentet e dalluara të akademisë nigeriane.

Aliyu Halliru, i cili luan në pozitën e sulmuesit, dhe Auwal Hamisu, mesfushor, i bashkohen klubit tonë si pjesë e strategjisë për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj me potencial për të ardhmen.

Marrëveshja me Ikonnect Football Academy shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të KF Prishtina e Re dhe krijimin e mundësive për afrimin e futbollistëve perspektivë nga tregje të ndryshme të futbollit.

Dy futbollistët janë mirëpritur nga drejtori i klubit, Sami Boroci, i cili u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri me fanellën e KF Prishtina e Re.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.