Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion të Përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në këtë cikël.
Mesfushori i Sunderlandit ka pësuar një lëndim në pulpë gjatë ndeshjes kundër Chelseat.
Kapiteni zviceran pritej të rikthehej në grumbullimin e kombëtares, pas mungesës së mëparshme që ishte shoqëruar me polemika rreth një certifikate të falsifikuar të COVID-19. Megjithatë, lëndimi i ri ia ka pamundësuar rikthimin.
Xhaka iu nënshtrua ekzaminimeve me rezonancë magnetike për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por pritjet janë që ai të mungojë në përballjet me Slloveninë dhe Skocinë.
Në listën e mungesave të Zvicrës është edhe Miro Muheim, ndërsa Isaac Schmidt është ftuar si zëvendësim.
Johan Manzambi pritet t'i bashkohet ekipit, kurse Ruben Vargas po përballet me probleme gastrointestinale. /Zëri

