KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku i kërkon presidentes t’i rikthejë fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë në Presidencë: Historia e tyre na përket të gjithëve

Abdixhiku i kërkon presidentes t’i rikthejë fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë në Presidencë: Historia e tyre na përket të gjithëve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka larguar nga zyra e Presidencës fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

Ai ka thënë se Rugova ka vendin e tij në Presidencë sepse ka vendin e tij në themelet e shtetit, e gjithashtu ka thënë se e ka vendin edhe Deklarata e Pavarësisë.

Për largimin e tyre, Abdixhiku ka thënë se është vendim i gabuar.

“Presidenca ka përgjegjësi ta ruajë kujtesën shtetërore dhe ta nderojë historinë mbi të cilën është ndërtuar shteti që përfaqëson. Kjo përgjegjësi qëndron mbi preferencat personale dhe dallimet politike. Prandaj, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ftoj Presidenten ta rishikojë këtë vendim dhe t’i rikthejë fotografinë e Presidentit Rugova dhe Deklaratën e Pavarësisë në vendin e tyre. Historia që ato përfaqësojnë na përket të gjithëve. Do t’i bënte nder edhe asaj. Siç i bën nder sot ky portret edhe Parlamentit Evropian”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.