KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“E Majta”: Pranojmë shfuqizimin e qeverisë së “Përzhinos”, por në një pako me një njësi zgjedhore

“E Majta”: Pranojmë shfuqizimin e qeverisë së “Përzhinos”, por në një pako me një njësi zgjedhore

Partia “E Majta” është në favor të shfuqizimit të të ashtuquajturës qeveri e “Pëzhinos” dhe zëvendësministrave shtesë të panevojshëm me të drejtë vetoje, sepse beson se është e pakuptimtë dhe është shndërruar në një mjet për pazarllëqe ndërpartiake.

“Qeveria teknike funksionon si një fasadë dhe shëmbëlltyrë e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe pluralizmit, pas së cilës vazhdon pabarazia thelbësore politike, selektiviteti dhe censura.

Prandaj, heqja e qeverisë teknike është e pranueshme për ne vetëm nëse shkon krah për krah me reforma demokratike reale, jo deklarative.

Si fillim, futja e një njësie të vetme zgjedhore, si e vetmja mënyrë që çdo votë të jetë po aq e vlefshme”, thuhet në deklaratën e “Të Majtës”.

Kushti i dytë i vendosur nga kjo parti është “heqja e censurës politike dhe sigurimi i aksesit të barabartë në përfaqësimin mediatik për subjektet politike”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.