KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Francë, 1,500 euro neto nga 1 dhjetori

Rritet paga minimale në Francë, 1,500 euro neto nga 1 dhjetori

Qeveria franceze ka njoftuar rritjen e pagës minimale me 1.6%, duke filluar nga 1 dhjetori. Me këtë vendim, paga minimale do të arrijë në rreth 1,502 euro neto në muaj, me një rritje prej 23.65 eurosh. Fillimisht, kjo rritje ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 janar, por qeveria vendosi ta aplikojë një muaj më herët.

Ministri i Punës, Jean-Pierre Farandou, bëri të ditur se vendimi synon të mbështesë punonjësit me të ardhura të ulëta. Kryeministri Sébastien Lecornu e cilësoi këtë si rritjen e dytë më të madhe të pagës minimale në 20 vitet e fundit, duke theksuar se masa është menduar të mos ndikojë negativisht në vendet e punës.

Megjithatë, vendmi nuk ka bindur sindikatat. Kreu i sindikatës CFDT, Marylise Léon, e cilësoi rritjen të pamjaftueshme, ndërsa drejtuesja e CGT-së, Sophie Binet, e quajti atë “thërrime”. Ajo bëri gjithashtu thirrje për protesta të reja më 17 nëntor, duke kërkuar rritje më të ndjeshme të të ardhurave për punonjësit.

Franca renditet ndër vendet europiane me pagat minimale më të larta. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, 12.7% e punonjësve në Francë paguheshin me pagën minimale ose pranë saj, krahasuar me 8% në Gjermani dhe 3.5% në Holandë.

Rritja e pagës vjen në një periudhë të tensionuar në Francë, ku protestat për koston e jetesës, shërbimet publike dhe situatën politike janë përshkallëzuar. Qeveria po përpiqet të lehtësojë pakënaqësinë sociale, ndërsa përballet me kufizime financiare për shkak të borxhit publik në rritje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.