Sulmuesi i Club Brugge, Nicolo Tresoldi, mund të vendosë që në nivelin e seniorëve ta përfaqësojë Kombëtaren e Italisë, ndonëse deri më tani ka luajtur me grupmoshat e reja të Gjermanisë.
Roberto Mancini, ka konfirmuar se ka biseduar me 22-vjeçarin lidhur me të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke lënë të hapur mundësinë që ai të zgjedhë fanellën e kaltër, shkruan Indeksonline
Mancini ka thënë se ekziston një mundësi që Tresoldi të vendosë për Italinë në nivelin e ekipit të parë.
Sulmuesi po kalon një sezon të mirë me Club Brugge, ku deri më tani ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar një asistim.
Pavarësisht se ka përfaqësuar Gjermaninë në kategoritë e reja, Tresoldi ende mund ta zgjedhë Italinë për karrierën e tij në nivelin senior./Indeksonline/

