KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Raul Gonzalez largohet nga Real Madrid Castilla, merr drejtimin e skuadrës spanjolle

Raul Gonzalez largohet nga Real Madrid Castilla, merr drejtimin e skuadrës spanjolle

Pas një periudhe të gjatë, legjenda Raul Gonzalez e ka mbyllur kapitullin si trajner i Real Madrid Castilla.

Ish-sulmuesi legjendar ka arritur marrëveshje për të drejtuar skuadrën spanjolle, Real Oviedo.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është mbyllur dhe tani Rauli do ta ketë rastin për të dëshmuar vetën

“E kryer. Legjenda e Realit nënshkruan kontratën si trajner i Real Oviedos”.

“Ish-trajneri i Real Madrid Castilla dhe legjenda e klubit tani do të drejtojë Real Oviedon”.

“Rauli e ka pranuar propozimin dhe e nënshkroi këtë mëngjes”, thuhet në komunikatë.

Ky padyshim do të jetë puna e parë e vështirë e Raul Gonzalez larg Real Madridit, ndërsa në të kaluarën ishte përmendur disa herë si opsion për të marrë drejtimin e gjigantit madrilen./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.