Sot zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së 14-të të Albi Mall Superligës, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.
Bardhekaltrit futen në këtë përballje nga pozita e parë në tabelë. Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina ka grumbulluar 32 pikë me golavarazh 25:10. Në anën tjetër, Drenica renditet e teta me 12 pikë dhe golavarazh 13:20.
Sa i përket historikut të afërt, Prishtina ka bilanc pozitiv në dhjetë përballjet e fundit direkte ndaj Drenicës. Sipas statistikave të publikuara në këto dhjetë sfida janë regjistruar pesë fitore të Prishtinës, dy barazime dhe tre fitore të Drenicës./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

