Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, nga Presidenca thonë se u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve.
"Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit."
Sipas njoftimit, në takim u vlerësua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve. /Klankosova.tv

