KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rreth 200 punëtorë të “Infrakosit” në grevë, duan rritje pagash

Rreth 200 punëtorë të “Infrakosit” në grevë, duan rritje pagash

Qarkullimi i trenave në Kosovë është ndërprerë të hënën më 9 nëntor për shkak të grevës së përgjithshme të organizatave sindikale të Infrakos-it, ku janë të përfshirë rreth 200 punëtorë të cilët po kërkojnë rritje pagash. Të gjitha linjat hekurudhore janë pezulluar deri në normalizimin e situatës.

Treni numër 4201, i cili ishte nisur nga Prishtina në orën 07:50, është ndalur në Fushë-Kosovë, pasi Infrakos-i ka ndërprerë ofrimin e shërbimeve infrastrukturore në orën 08:00.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Infrakos-it, Hysen Nikçi, ka thënë se greva është rezultat i kërkesave të vazhdueshme të punëtorëve të cilat sipas tij nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes.

“Hekurudha është një segment shumë i rëndësishëm. Sa është zhvilluar një hekurudhë, është i zhvilluar edhe një shtet. Pra, sot ne po takohemi për një aktivitet jo të rëndomtë sepse pa dëshirën tonë ne jemi të detyruar që të hyjmë në një grevë të përgjithshme. Edhe greva erdhi si pasojë e shumë kërkesave tona, domethënë që nuk arritëm me i realizu në forma të tjera. Kemi pasur shumë shkresa me shkrim, kemi kërkuar shumë takime edhe domethënë të gjitha nuk kanë rezultuar pozitivisht”, tha ai për Ekonomia Online.

“Andaj me datën 26, punëtorët e infrastrukturës e mbajtën një protestë njëorëshe. Ajo ka qenë si me thënë paralajmëruese, sepse e pamë që nuk ka asnjë lëvizje, asnjë reflektim nga bordi dhe menaxhmenti. Kishim ne kërkesa, domethënë ka katër muaj ditë që bëjmë kërkesa, sepse nuk ishte asnjë përgjigje pozitive prej tyre. Edhe protesta e datës 26, domethënë, na pruni te greva e përgjithshme. Greva është e paralajmëruar nga Këshilli Grevist. Kush e stopon, ose kush e ndal këtë grevë? E ndal vetëm disponimi i bordit dhe menaxhmentit për realizimin e kërkesave tona të cilat janë shumë të thjeshta edhe shumë njerëzore”, shtoi Nikçi.

Nikçi ka theksuar se kërkesat e punëtorëve lidhen kryesisht me përmirësimin e kushteve të punës, rregullimin dhe shkallëzimin e pagave, si dhe rikthimin e dinjitetit të tyre.

“Kjo pikën e kthesës e ka domethënë te dinjiteti i punëtorëve. Për ta kthyer dinjitetin punëtore, për me pasë një shërbim të rregullt, domethënë është ngritja e mirëqenës së tyre . Sot domethënë me pagat që i kanë punëtorët e Infrakosit, me kushtet e punës që i kanë, është e pamundur me i mbijetu domethënë kësaj kohe, domethënë të vrazhdë, inflacioni të vrazhdë. Prandaj edhe kërkesat tona nuk janë maksimale, po janë shumë minimaliste për rregullimin e pagave, për shkallëzimin e tyre edhe ne ditët në vazhdim ose muajt në vazhdim edhe rritja e tyre domethënë kish me qenë shumë e mirëseardhur për punëtorë të hekurudhës. Por në momentin kur nuk lëvizë domethënë asnjë gjë, nuk është asnjë vullnet pozitiv nga ata, ne jemi të detyruar domethënë me shpallë në grevë në përgjithësi”, potencoi ai.

Sipas tij, si pasojë e grevës është ndalur edhe qarkullimi i trenave, teksa ka theksuar e vjen keq nga udhëtarët që janë futur në grevë.

“Neve na vjen keq domethënë për udhëtarë që e përdorin këtë linjë edhe nga sot nuk e kanë më. Prandaj kjo e bën edhe një thirrje, domethënë e precizon edhe një thirrje më shumë për qeverinë, që me e kthye kryet ka hekurudha”, tha ai.

Tutje, ai ka potencuar se janë të gatshëm për dialog me bordin dhe menaxhmentin në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

“Pra kërkesat tona janë shumë të qarta edhe shumë thelbësore në çdo moment të gatshëm vetëm të presim reflektim e tyre. Ne jemi të gatshëm me u taku me të gjithë”, theksoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.