Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Me këtë rast, zyrtarët e rinj policorë u pritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me stafin komandues.
Fillimisht, drejtori Alija i përgëzoi zyrtarët e rinj për vendimin dhe gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional.
Ai theksoi se detyra e policit nuk është vetëm një profesion apo vend pune, por mbi të gjitha është nder, përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe vendit.
Njëkohësisht, drejtori Alija kërkoi nga zyrtarët e rinj që detyrat dhe përgjegjësitë e tyre t’i kryejnë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri, duke ruajtur dhe kultivuar reputacionin e Policisë së Kosovës si një nga institucionet më të besueshme në vend.
Pas fillimit të detyrës, 19 zyrtarët e rinj policorë janë shpërndarë në stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përkatësisht në Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u uron mirëseardhje dhe shumë suksese zyrtarëve të rinj në ushtrimin e detyrës së tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.

