KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump pret takim me Xi dhe Putinin në samitin e APEC-ut në Kinë

Trump pret takim me Xi dhe Putinin në samitin e APEC-ut në Kinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pret të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe atë rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të liderëve të APEC-ut, që do të mbahet më 18 dhe 19 nëntor në Shenzhen të Kinës.

Trump tha se në takim mund të diskutohen çështje të sigurisë ndërkombëtare, çarmatimi bërthamor dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për bisedime trepalëshe me Xi dhe Putinin për kontrollin e armëve bërthamore.

Ndërkohë, sipas raportimeve, presidenti rus synon që në këtë takim të diskutohet edhe për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump deklaroi se beson se një marrëveshje për përfundimin e konfliktit ruso-ukrainas është afër, por nuk dha detaje për kushtet e mundshme të saj, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Takimi i mundshëm mes tre liderëve do të zhvillohej në një kohë tensionesh të vazhdueshme ndërkombëtare dhe përpjekjesh diplomatike për zgjidhjen e konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.