KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Labinot Rexha me akuza të forta: “Nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime”

Labinot Rexha me akuza të forta: “Nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime”

Labinot Rexha ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë disa deklarata lidhur me periudhën e qëndrimit të tij në Big Brother.

Ai ka pretenduar se gjatë kësaj kohe është përballur me ofendime dhe kërcënime, duke përmendur në mënyrë të veçantë edhe familjen e Jonës, shkruan Indeksonline.

“Por, më besoni, nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime”, ka shkruar Rexha në reagimin e tij.

Ai ka shtuar se janë publikuar edhe më shumë se 50 video duke folur për të, por ka theksuar se ka zgjedhur të mos merret me këtë situatë dhe të mos përgjigjet përmes publikimeve të vazhdueshme.

Në reagimin e tij, Labinot Rexha ka theksuar se nuk ka nevojë të publikojë dhjetëra video për të dëshmuar se kush është.

Në fund, ai ka përcjellë edhe një mesazh për respektin dhe dinjitetin, duke theksuar: “Loja nuk fitohet me gjykime, me kërcënime dhe me presion ndaj të tjerëve. Loja fitohet me karakter, dinjitet dhe qytetari.”/Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.