KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

​“Shpresojmë të luajë për Kosovën”, Foda flet për Arijon Ibrahimovicin

​“Shpresojmë të luajë për Kosovën”, Foda flet për Arijon Ibrahimovicin

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për mundësinë që Arijon Ibrahimovic të bëhet pjesë e Dardanëve, duke bërë të ditur se ka pasur disa kontakte dhe biseda telefonike me futbollistin.

Foda ka theksuar se vendimi përfundimtar i takon vetë lojtarit, pasi ai ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare dëshiron ta përfaqësojë.

“Po zgjedhja e Arijon Ibrahimovicit, çfarë është më me rëndësi? Unë me Arijonin kam biseduar dhe e kam telefonuar disa herë. Tani zgjedhja mbetet tek ai. Ai ende nuk e ka vendosur se për cilën kombëtare dëshiron të luajë. Mirëpo, në fund të ditës, shpresojmë shumë që ai lojtar të vendosë të luajë për Kosovën dhe ta përfaqësojë Kosovën. Por, ajo që është më e rëndësishme, është që çdo lojtar i cili dëshiron të luajë për Kosovën, duhet të luajë me zemër për Kosovën. Dhe ai që dëshiron të luajë me zemër për Kosovën është shumë i mirëpritur”, ka thwnw Foda.

Këtë koment për Ibrahimovicin, Foda e bëri në konferencën për media, të mbajtur në prag të dy ndeshjeve të fundit të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Dardanët fillimisht do të përballen me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 15:00.

Ndërkaq, ndeshjen e fundit të këtij cikli, Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor kundër Republikës së Irlandës, në stadiumin “Aviva” në Dublin, me fillim nga ora 20:45.

Kosova aktualisht është në vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës B, me pesë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.